Për projektin

Projekti “Huazo biçikletë” është i themeluar përmes bashkëpunimit të Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit” – Shkup dhe Shoqatës civile “Eko vetëdija” më datë 18.07.2010.Projekti është implementuar me qëllim primarë, biçikletat të shfrytëzohen si mjet i transportit, në veçanti në pjesën qendrore të qytetit. Gjithashtu, qëllimi i projektit është që biçikletat të shfrytëzohen për nevoja rekreative dhe turistike, si dhe për ngritjen e vetëdijes publike për ndryshim të shprehive të qytetarëve për shfrytëzim të mjeteve alternative.Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, disponon me 120 biçikleta.

Lokaliteti

Në implementimin e këtij projekti, qytetarët e kryeqytetit mund të huazojnë biçikleta në katër lokalitetet e qytetit:

Në parkingun publik “Treska”

Në parkingun publik “Spitali i qytetit”

Në parkingun publik Spitali i përgjithshëm i qytetit “8-të Shtatori“

Në Komunën Aerodrom në zonë D3 prapa Qendrës tregtare Biser

Ky numër i stacioneve në të cilat do të mund të huazohen biçikletat, gjatë fazës së dytë të ardhme të implementimit, planifikohet që të zmadhohet gradualisht, në varësi prej disponimit dhe interesimit të qytetarëve dhe vizitorëve të qyteti. Gjithashtu, parashikohet edhe sigurimi i një numri të madh të biçikletave, biçikletave me dy ulëse, të realizohet anëtarësimi (mujor dhe vjetor) që shfrytëzuesve të shërbimit do tu mundësoj përfitimin e kushteve të privilegjuara gjatë huazimit, etj.Një segment interesant, në këtë projekt është mundësia që biçikleta e huazuar në një stacion, të mund të kthehet në stacionin tjetër.Për shembull, nëse shfrytëzuesi huazon biçikletën prej stacionit në Aerodrom, të njëjtën mund ta kthej në parkingun publik Treska ose në stacionin e parkingut publik Treska.

Periudha punuese

Projekti “Huazo biçikletë” është në funksion 6-7 muaj të vitit. Projekti lëshohet në shfrytëzim të sërishëm në atë çast kur këtë do ta lejojnë kushtet klimaterike, kurse përfundon më 31 tetor gjatë çdo viti. Për fillimin dhe fundin e sezonit për huazim të biçikletave, Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, me kohë i njofton qytetarët përmes mediumeve elektronike dhe përmes shtypit.