Mënyra e pagesës
Kur do të parkoheni ndonjërën prej sipërfaqeve publike për parkim – zonë, pagesën mund ta realizoni në dy mënyrat vijuese:
përmes porosisë SMS:
- Për fillim të parkimit: Dërgoni porosi në numrin e telefonit 144 144 me përmbajtjen vijuese:
P.sh. Korrekte: „Emri i zonës vendi i zbrazët numri i targave të automjetit“
А3___SK1234AB
Jo korrekte:
A3 SK-1234-AB A3 SK 1234 AB
Pasi të dërgoni porosinë SMS, duhet të prisni deri sa të pranoni porosinë kthyese SMS nga operatori me përmbajtjen vijuese: “Parkimi i automjetit SK1234AB është lejuar.“, që nënkupton se porosia është përpiluar në mënyrë korrekte dhe se është realizuar pagesa për parkim.
Vërejtje! Mos u largoni nga parkingu derisa nuk pranoni porosinë kthyese SMS nga ana e operatorit. Detyrimisht kontrolloni vallë keni pranuar porosinë SMS për lejim të parkimit. Nëse nuk pranoni porosinë kthyese të SMS ose porosinë SMS me përmbajtje “Parkimi juaj nuk është lejuar!” paraqituni në koll qendrën e N.P. Parkingu i qytetit” – Shkup. Në të kundërtën, N.P. “Parkingu i qytetit” – Shkup nuk mban përgjegjësi.
- Pas përfundimit të parkimit: Dërgoni porosi në të njëjtin numër, 144 144, me përmbajtjen vijuese:„S“
P.sh. Korrekte: „S“ Jo korrekte:„C“ „СТОП“ „КРАЈ“ „ STOP“
Pasi të dërgoni porosinë SMS, pritni derisa të pranoni porosinë kthyese SMS nga ana e operatorit me përmbajtje vijuese: P.sh. „Parkimi përfundoi më 10.10.2013 në ora 14:30. Kompensimi i përgjithshëm 45 denarë“,që nënkupton porosinë e përpiluar në mënyrë korrekte dhe përfundimin e parkimit.
** Çmimi i çdo porosie është në pajtim me çmimoren e shërbimeve të Operatorit tuaj të telefonisë celularë.
** SMS porositë për parkim duhet të dërgohen vetëm prej numrave celularë nga Maqedonia.
Me biletë parkimi përkatësisht me kartela gërvishtëse
Nëse vendosni që parkimin Tuaj ta rregulloni me bileta parkimi, atëherë duhet që:
- Biletën e parkimit, përkatësisht kartelën gërvishtëse ta blini prej vendit më të afërt të shitjes së biletave;
- Duhet ti gërvishtni fushat përkatëse për muajin, datën, orën dhe minutat e parkimit Tuaj, dhe
- Duhet ta vendosni kartelën në qelqin e parëm të automjetit Tuaj
Me rëndësi: Bileta duhet të jetë e vendosur në mënyrë të dukshme !
Në të kundërtën, mos theksimi ose shfrytëzimi i parregullt i biletës do ti nënshtrohet sanksioneve në pajtim me Vendimin për parkingjet publike me rëndësi për Qytetin e Shkupit, (të shpallur në Gazetën zyrtare të R.M.-së nr. 17/8).
Në rastet kur shfrytëzuesi i shërbimit të parkimit, nuk do të përmbush obligimin e pagesë së shërbimit, i njëjti do ti nënshtrohet sanksioneve në pajtim me Vendimin për parkingjet publike me rëndësi për Qytetin e Shkupit, (të shpallur në Gazetën zyrtare të R.M.-së nr. 17/8), përkatësisht me vendosje të bllokuesit të rrotave.