INFORMACION PËR IMPLEMENTIMIN DHE REALIZIMIN E TRAJNIMEVE


Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, filloi dhe në mënyrë të vazhdueshme  realizon aktivitetet në suaza të realizimit të trajnimeve, pjesëmarrjes në seminare dhe në punëtoritë e dedikuara për punonjësit e saj, si një prej prioriteteve të veçanta të funksionimit të ndërmarrjes. 
Këto aktivitete janë të përcaktuara për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit në të gjithë sektorët dhe seksionet e ndërmarrjes, dhe të njëjtit zhvillohen sipas nevojave, para njohurive dhe përgatitjes momentale të punonjësve. Ato përfshijnë prezantime dhe shqyrtime të karakteristikave dhe nocioneve themelore, që janë lëndë e trajnimit konkurrues, si dhe prezantimin e hapave të domosdoshme për implementimin e tyre. 
Synimi i ndërmarrjes, është që përmes trajnimeve të realizuara për punonjësit në Seksionin për përkujdesje të shfrytëzuesve, tu ndihmoj qytetarëve që me efikasitetit dhe në tërësi të realizoj përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të tyre. NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, realizon qëllimin e saj me pjesëmarrjen e punonjësve të saj në seminare dhe punëtori të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të lidhura me temat nga fusha e financave, punës së kontabilitetit, ekonomisë, furnizimeve publike, punës administrative – juridike dhe resurset njerëzore. Prej trajnimeve të detyrueshme nuk përjashtohen edhe të punësuarit në Sektorin “Merimanga” të cilët janë lëndë e trajnimeve për menaxhim me automjetet e specializuara të tipit “Merimanga”. 
Gjithashtu, përmes trajnimeve realizohet zmadhimi i aftësive komunikuese të punonjësve, me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmirësohet edhe cilësia e shërbimit komunal, të ofruar ndaj qytetarëve.  Avancimi i punës sonë është më se evident dhe i domosdoshëm për përcjelljen e normave nga fusha e cilësisë, që i dedikohen certifikatës për cilësi, të cilën ndërmarrja e fitoi gjatë vitit të kaluar.  
NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, si një ndërmarrje serioze, vëmendje të posaçme i kushton implementimit të gjithë risive botërore nga fusha e parkimit dhe për këtë qëllim, vazhdimisht jemi të pranishëm në punëtoritë, panairet, konferencat që mbahen edhe jashtë shtetit tonë. Ndërmarrja, si një ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore i përkrah të gjitha aktivitetet në suaza të fushëveprimit të saj.