DOKUMENTE TË NEVOJSHME

Për shfrytëzuesit e shërbimeve të parkimit në parkingjet publike dhe në sipërfaqet publike të përcaktuara për parkim, me të cilat ekonomizon Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, ofrohen disa aspekte të volitshme për kategoritë banues dhe punonjës në subjekte juridike. Shfrytëzuesit tjerë, kanë të drejtën e aplikimit nëse shfaqin interesim për kategoritë e ofruara dhe nëse i plotësojnë kushtet e nevojshme. Që të aplikoni për fitimin e të drejtës së shfrytëzimit të shërbimit për parkim, nevojitet që të plotësoni një trajtë të formularit KËRKESA - KONTRATA  dhe ti dorëzoni dokumentet e nevojshme sipas kategorisë së aplikimit, me sa vijon:

1. KATEGORIA BANUES

 - Letërnjoftimi valid – në kontroll shikimi;
- Leja e qarkullimit;
Që të përfitoni këtë leje të privilegjuar të parkimit, nevojitet që adresa e banimit të pronarit të automjetit, të gravitojë në parkingun publik, përkatësisht në sipërfaqen publike të përcaktuar për parkim, për të cilën aplikohet dhe të jetë identike me adresën e lejes së qarkullimit. Në rastet kur automjeti është i furnizuar përmes lizingut, adresa e banimit duhet të jetë identike me adresën nga kontrata e lizingut dhe nëse adresa e banimit nuk është identike me adresën e parkingut, nevojitet kontrata e qirasë për banim në këtë adresë. Parimi për fitimin e kësaj të drejte është një banesë – dy automjete. 

2. KATEGORIA PUNONJËS NË SUBJEKTE JURIDIKE

- Letërnjoftim valid – në kontrollim shikimi;
- Leja e qarkullimit;
- Vërtetim për marrëdhënie të rregullta pune te subjekti juridik;
- Formulari  М-1/М-2 në kontrollim shikimi;
- Gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendrorë i RM-së, në kontrollim shikimi.
Këtë leje të privilegjuar, mund ta sigurojnë të punësuarit në subjekte juridike, selitë e të cilëve me aktvendimin për regjistrim në Regjistrin qendrorë, gravitojnë afër parkingut publik, përkatësisht afër sipërfaqes publike të përcaktuar për parkim, për të cilën aplikohet.

Kategoritë tjera të shfrytëzuesve:

1. KATEGORIA SUBJEKTI JURIDIK

- Leja e qarkullimit;
- Gjendja rrjedhëse nga Regjistri qendrorë i R.M.-së;
- Kërkesa e memorandumit me listën e ofruar të lejeve të qarkullimit të automjeteve.
Me këtë kategori, të drejtën e fitimit të lejes ka çdo subjekt juridik, që ka nevojë për shfrytëzimin e shërbimeve të parkimit në ndonjë zonë të caktuar të sipërfaqeve publike, përkatësisht në zonën e parkingjeve publike të përcaktuara për parkim.

2. KATEGORIA PERSONI FIZIK

- Letërnjoftimi valid në kontrollim shikimi;
- Leja e qarkullimit.
Me këtë kategori, të drejtën e fitimit të lejes ka çdo person fizik që ka nevojë për shfrytëzim të shërbimeve të parkimit në ndonjë zonë të caktuar të parkingjeve publike, përkatësisht parkingjeve publike të përcaktuara për parkim.

3. KATEGORIA PERSONA ME NEVOJA TË POSAÇME

- Letërnjoftimi valid - në kontrollim shikimi;
- Leja e qarkullimit;
- Fotokopje të Aktvendimit për shkallën e invaliditetit, të dhënë nga organi kompetent (në kontrollim shikimi);
-  Vërtetimi nga mjeku;
-  Libreza e anëtarësisë në shoqëritë e personave me invaliditet truporë.
Personat me nevoja të posaçme, me dëmtime të pranuara, përkatësisht me distrofi, persona nën dializë, me paralizë cerebrale, paraplegji, paralizë të fëmijëve (poliomielit), multipleks sklerozë dhe amputime të dorës ose këmbës, me dëmtim të pranuar prej 80%, të paraparë me nenin 108, pika 8 e Ligjit për rrugët publike (“Gazeta zyrtare e RM-së”, nr.26/96;40/99;96/00;29/02;68/04;31/06) gëzojnë të drejtën e biletës falas për shfrytëzim të parkingjeve publike dhe të sipërfaqeve publike të përcaktuara për parkim, me të cilat ekonomizon Ndërmarrja, (neni 6 i Vendimit për përcaktim të Çmimores së NP “Parkingu i qytetit” – Shkup).