PARKINGU PUBLIK  GARAZHNI NE KATE

 Informacione për Garazhin në kate

Garazhi në kate është objekt i lokalizuar në qendër të qytetit të Shkupit, qëllimi themelor i tij është sigurimi i hapësirës së parkimit për nevojat e qytetarëve dhe të objekteve të rrethit të afërm. Garazhin në kate “Shën Qirili dhe Metodi” është parkingu i parë publik i llojit të tillë, me të cilin ekonomizon Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup. Ai paraqet një vend të sigurt për parkim pa kufizime kohore, me çmim të pranueshëm dhe me vende të lira të parkimit në çdo kohë. Garazhi në kate, disponon me 445 vende të parkimit, prej të cilëve 17 vende të parkimit janë të përcaktuara për personat me nevoja të posaçme,Garazhin në kate “Shën Qirili dhe Metodi” është i lokalizuar në pjesën qendrore të qytetit, në vendin e tregut të vjetër të luleve, në afërsi të drejtpërdrejtë me Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Garazhi shumëkatësh "Beko", objekti i dytë i këtij lloji i menaxhuar nga Ndërmarrja Publike Parkimi i Qytetit - Shkup, ndodhet në qendër të qytetit, në rrugën Dame Gruev nr. 14, pranë TCC Plaza.
Garazhi është i një lloji modern, me një kapacitet prej gjithsej 605 vendesh parkimi për automjete, duke përfshirë 16 vende parkimi për persona me aftësi të kufizuara dhe 3 vende parkimi për prindër me fëmijë të vegjël.
Parkimi zhvillohet në gjithsej gjashtë kate mbi tokë dhe dy nivele nëntokësore. Hapësirat afariste janë planifikuar në katin përdhes dhe katin e parë, ndërsa katet e tjera janë të destinuara për parkim.
Hyrja në garazhin shumëkatësh për automjete të lehta motorike është nga ana verilindore e ndërtesës përmes rrugës nëntokësore që të çon në nivelin e parë nëntokësor të garazhit.
Dalja nga garazhi është nga niveli i parë nëntokësor përmes rrugës nëntokësore, në anën juglindore të ndërtesës, direkt në rrugën Dame Gruev. Lëvizja e automjeteve në kate bëhet përmes një rampe spirale

Aspektet e volitshme

 Garazhin në kate “Shën Qirili dhe Metodi” ofron përparësi në aspekt të kohës dhe çmimit të parkimit. Që të përfitoni përparësi të caktuara sipas kategorisë së shfrytëzuesit, duhet të plotësoni formularin