Informacione themelore

Më datë 24.08.2009, Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, implementoi një mënyrë të re të rregullimit të parkimit – parkimin zonal. Qëllimi i parkimit zonal është mundësimi i qarkullimit të pandalshëm të komunikacionit, në veçanti në pjesën e parkimit. Zmadhimi i vazhdueshëm i tollovive në komunikacion, kontribuoi për shfaqjen e nevojës për shënimin e hapësirës për parkim – në zona, përskaj shiritave automobilistike dhe në rrugët e qytetit. Qasja e tillë e parkimit, mundësoi zvogëlimin drastik të kohës së humbur për kërkim të vendit të lirë për tu parkuar.