Informacione themelore

Parkingjet publike janë parkingje të llojit të mbyllur, ku hyrja dhe dalja e hapësirës për parkim rregullohet me sistemin pagesorë për hyrje – dalje, përkatësisht me trame. Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, ekonomizon me gjithsej 12 parkingje publike të llojit të tillë, me gjithsej 1782 vende të parkimit, prej të cilëve 22 janë të përcaktuara për personat me nevoja të posaçme. Parkingjet janë të organizuara në 4 (katër) zona sipas lokalitetit të parkingut dhe sipas largësisë prej pjesës qendrore të qytetit, me sa vijon:  


1. Zona e parë – Zona e kuqe 1 (А)

2. Zona e dytë – Zona e verdhë 2 (В)

3. Zona e tretë  - Zona e gjelbër 3 (С) 

4. Zona e katër – Zona e bardhë 4 (D)

 

*Për përshkrime të detajuara të çdo parkingu shtypni -këtu

** Vërejtje! Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, nuk mban përgjegjësi për dëmet eventuale të shkaktuara mbi automjetet nga ana e personave të tjerë. Për këtë qëllim, Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” – Shkup, i paralajmëron shfrytëzuesit e saj që të mos lënë sende të vlefshme në vende të dukshme të automjeteve të tyre.