Ekzistojnë dy mënyra të pagesës në parkingjet publike, me sa vijon:


1. Kartela elektronike jo kontaktuese – thjeshtë dhe lehtë !                                                                              

- Duhet vetëm ta afroni kartelën elektronike jo kontaktuese deri te lexuesi gjatë hyrjes, përkatësisht daljes nga parkingu. Që të siguroni kartelën duhet të plotësoni kushte të caktuara. Për më shumë informacione shtypni  këtu –  FORMULARE dhe DOKUMENTE TË NEVOJSHME 

2. Bar kode

- Gjatë hyrjes në sipërfaqen publike të përcaktuar për parkim, shfrytëzuesi në vend të ngjarjes duhet të merr bar kodin dhe detyrimisht ta ruaj deri në kohëzgjatjen e parkimit. Para braktisjes së parkingut publik, shfrytëzuesi është i detyruar që ta dorëzoj bar kodin në punktin e pagesës dhe të paguaj për shërbimin e shfrytëzuar të parkingut, me këtë do të mundësohet braktisja e parkingut publik. 


Me rëndësi! Për çdo bar kod të humbur, shfrytëzuesi duhet të paguaj 500 denarë.