
• Organe të menaxhimit: - Me punën e Ndërmarrjes publike menaxhon Drejtori, të cilin e emëron përkatësisht shkarkon Kryetari i Qytetit të Shkupit, me mandat prej 4 viteve, në bazë të konkursit publik.
DREJTORI I NP “Parkingu i qytetit” – Shkup
Krste Petrevski
KËSHILLI DREJTUES i NP “Parkingu i qytetit” - Shkup
Në Këshillin drejtues, Themeluesi emëron, përkatësisht shkarkon përfaqësues nga radhët e profesionistëve të afirmuar dhe të njohur nga lëmi i funksionimit të ndërmarrjes publike, duke pasur parasysh përfaqësimin e drejtë dhe përkatës të bashkësive etnike. Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, nuk mund të jetë më e gjatë se katër vite. Përbërja e anëtarësisë nuk mund të jetë më pakë se pesë, përkatësisht më shumë se pesëmbëdhjetë anëtarë. Këshilli drejtues i ndërmarrjes publike i gëzon të gjitha autorizimet që të marrë masat e nevojshme dhe të dobishme për arritjen e qëllimeve të ndërmarrjes publike në pajtim me ligjin.
KËSHILLI MBIKËQYRËS PËR KONTROLL TË PUNËS MATERIALE - FINANCIARE
Organi i detyruar për realizimin e punës materiale – financiare të Ndërmarrjes është Këshilli Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale – financiare. Këshillin mbikëqyrës e emëron, përkatësisht shkarkon Këshilli i Qytetit të Shkupit me Aktvendim për emërim, përkatësisht shkarkim të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës.